Klubi i Futbollit nga Superliga e Kosovës Gjilani ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin e trajnerin Ismet Munishi
Në njoftimin e lëshuar nga klubi gjilanas thuhet se marrëveshja ndërmjet palëve është mbyllur dhe se trajnerit i urohet sukses në vazhdim të karrierës.
Gjithashtu Gjilani ka bërë të ditur se Munishi do të zëvendësohet nga Alban Hyseni i cili do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.
Gjilani pas 30 ndeshjeve ka mbledhur 50 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.