Tri klube të mëdha evropiane interesohen për Mahrezin

Futboll

Tri klube të mëdha evropiane interesohen për Mahrezin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:04
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City gjatë verës që vjen.

Futbollisti algjerian duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola për sezoin e ardhshëm.

Kampioni anglez është i interesuar për ta blerë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi dhe synon të shesë lojtarë për të bërë para për norvegjezin.

E njëri prej tyre mund të jetë pikërisht 31 vjeçari, ish-futbollist i Leicester Cityt.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Fichajes”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur Barcelona, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.

Favorit duket se mbetet klubi parisien, i cili ofron më shumë para.

Mahrez e ka shfaqur kualitetin e tij viteve të fundit në “Etihad Stadium” dhe ka qenë lojtar i dobishëm i “Citizens”.

Mirëpo, duket se trajneri spanjoll dëshiron ta freskojë ekipin me prurje të reja gjatë verës që vjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat