Ilkay Gundogan i hapur që të transferohet në Amerikë ose Turqi

Futboll

Ilkay Gundogan i hapur që të transferohet në Amerikë ose Turqi

Më: 25 prill 2022 Në ora: 18:05
Ilkay Gundogan

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, shpreson që të luajë për Manchester Cityn deri në fund të karrierës së tij, por është i hapur që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Turqi.

“Për shkak të rrënjëve të mia, Turqia më intereson natyrshëm”, ka thënë 31-vjeçari për Sport1.

“Po ashtu më pëlqejnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam qenë atje për pushime disa herë”.

“Sidoqoftë, nuk jam i brengosur për momentin. Ende kam kontratë me Manchesterin deri më 2023. Jam shumë i lumtur atje, edhe në aspektin sportiv edhe atë privat, dhe mund ta imagjinoj teorikisht që ta kryej karrierën te City”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat