Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi gjerman do të largohet si lojtar i lirë, teksa së fundi është raportuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
“Daily Express” ka raportuar këtë të hënë se Chelsea është duke e kërkuar transferimin e Jules Kounde, i cili shihet si zëvendësues ideal i Rudigerit.
“Blutë” e kërkuan francezin edhe në verën e kaluar, por oferta e tyrej prej 55 milionë eurove ishte refuzuar nga Sevilla.
Klubi spanjoll thuhet se kërkon së paku 80 milionë euro për 23-vjeçarin.
Jules Kounde ka kontratë të vlefshme me Sevillan deri më 30 qershor 2024, por ai thuhet se ka vendosur të largohet nga “Ramon Sanchez-Pizjuan” pas përfundimit të këtij sezoni.