Grabitjet në shtëpi janë kthyer në një shqetësim të vërtetë për Italinë teksa rastet janë shtuar shumë në kohët e fundit dhe zakonisht viktimat e preferuara të hajdutëve janë futbollistët.
Megjithatë, nuk është ky rasti që ka ndodhur në Firence teksa së fundmi një shtëpi është bastisur dhe nga ajo janë vjedhur bizhuteri me vlerë, por jo vetëm.
Ajo që ka bërë më shumë dëm te pronari i shtëpisë është fakti se në kornizën e tij mungonte fanella e Romës e firmosur nga vetë legjenda e klubit, Francesco Totti.
Hajnat me të njohur firmën e ish-futbollistit nuk kanë mundur t’i rezistojnë dhe e kanë marrë ndoshta si një kujtim nga kapiteni i romanëve apo edhe si një mundësi për të fituar shuma marramendëse nga ajo pasi shumë njerëz do të bënin çmenduri për fanellën origjinale të Tottit.
Sakaq, autoritet në Firence vazhdojnë punën për identifikimin e autorëve mirëpo deri në këtë moment nuk ka asnjë hap konkret.