Vëllezërit Adolf dhe Santiago Selmani arritën një fitore mbresëlënëse kundër Tiranës me Kastriotin.
Adolf bëri një tjetër paraqitje të mirë duke u konfirmuar një titullar i padiskutueshëm në radhët e krutaneve!
Ndërkohë, të dielën që shkoi pati një shqetësim tjetër për vëllain e tyre, Gentianin, i cili luan me Bolusporin në Turqi!
Portieri i kombëtares u detyrua të lërë ndeshjen në fund të pjesës së parë kundër Umraniespor, por nga analizat që ka kryer dje është mësuar se gjithçka është në rregull dhe se nuk kishte asgjë serioze.
24-vjecari është një alternativë e rëndësishme për portën në radhët e kuqezinjve.