​Pogba lë grupin në “WhatsApp” të lojtarëve të Man.UTD, hapi i parë për largimin e tij nga “Old Trafford”

Futboll

​Pogba lë grupin në “WhatsApp” të lojtarëve të Man.UTD, hapi i parë për largimin e tij nga “Old Trafford”

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:01
​Pogba

Paul Pogba thuhet se është larguar nga grupi në WhatsApp i Manchester United, pasi mesfushori po përgatitet të largohet nga “Old Trafford” si një lojtar i lirë në fund të qershorit.

Trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se francezi do të largohet nga klubi kur t'i skadojë kontrata këtë verë.

Pogba mund të kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës kundër Liverpoolit më 19 prill, gjë që e bëri atë të humbasë ndeshjen kundër Arsenalit në fundjavë.

Sipas “The Mirror”, 29-vjeçari u ka thënë shokëve të tij në Man United se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të qershorit.

Ndërkohë, dyshohet se fituesi i Kupës së Botës është larguar tashmë nga grupi i lojtarëve në “WhatsApp” që skuadra përdor për të komunikuar.

Juventusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain vazhdojnë të jenë të interesuar për mesfushorin, ndërsa është sugjeruar se ai është i hapur për të mbetur në Premier Ligë.

Manchester City, megjithatë, raportohet se ka refuzuar tashmë mundësinë për të nënshkruar me francezin si një transferim i lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat