Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.
Por, ai ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023 dhe nuk dihet nëse kampioni gjerman do ta lë atë të largohet.
Sidoqoftë, “Blaugrana” i kanë idetë e qarta sa i përket lojtarit më të mirë në botë në dy vjetët e fundit, i shpallur nga FIFA, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.
Katalunasit janë në bisedime me menaxherin e lojtarit që nga muaji shkurt.
Ata nuk do ta bëjnë ndonjë ofertë, por hapin e parë presin që ta bëjë menaxheri i Lewas, i cili do të diskutojë me Bayernin rreth kontratës.
Bayerni e ka prioritet mbajtjen e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit.
Por, në fund mund të vendos dëshira e veteranit të sulmit, i cili po e kërkon një eksperiencë të re dhe do ta mirëpriste një transferim në “Camp Nou”.