Manchester City - Real Madrid, votuesit e UEFA-s zgjedhin fituesin

Futboll

Manchester City - Real Madrid, votuesit e UEFA-s zgjedhin fituesin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 17:50
Manchester City - Real Madrid, votuesit e UEFA-s zgjedhin fituesin

Manchester City dhe Real Madridi sonte do të zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen e sontme, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Los Blancos” do të shënojnë fitore, kurse 42% e tyre mendojnë se sonte triumfojnë “Qytetarët”.

6% prej votuesve kanë parashikuar se kjo ndeshje do të mbyllet baras.

Kujtojmë se ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat