Manchester City dhe Reali në kërkim të finales

Futboll

Manchester City dhe Reali në kërkim të finales

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:46
Manchester City dhe Reali në kërkim të finales

Reali i Madridit udhëtoi drejt Manchester City me David Alabën dhe Kasemiron, dy dyshimet e mëdha të Karlo Ançelotit për ndeshjen e sotme në “Etihad”.

Për aktivizimin e dy lojtarëve që vijnë me probleme muskulore, italiani do të vendosë vetëm sot. Në të kundërt, vendin e mesfushorit brazilian mund ta marrë Kamavinga, ndërsa atë të austriakut në qendër të prapavijës përkrah Militaos mund ta marrë Naço.

Akoma më problematike paraqitet situata për Pep Guardiolën. Në konferencën e djeshme ai tha se Stons dhe Uoker mbeten në dyshim dhe do të vendosë sot. Por asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore.

Përveç Uokerit, Siti nuk do të ketë në korsinë e djathtë as Kanselon (i pezulluar) për ta zëvendësuar dhe mund ta detyrojë të bëjë spostime të rëndësishme.

Një është Ake në krah të majtë dhe ndoshta Zinçenko mund të spostohet në korsinë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat