Nuk përmbahet shqiptari

Futboll

Nuk përmbahet shqiptari

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:28
Nuk përmbahet shqiptari

Giacomo Vrioni i papërmbajtshëm në Bundesligën e Austrisë.

Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi vazhdon të shënojë në vazhdimësi për Tirolin në këtë fazë të fundit të kampionatit. 23-vjeçari shënoi dy herë në vetëm 31 minuta lojë në sfidën përballë Riedit, që vijon të luhet edhe në këto momente.

Të parin, lojtari në pronësi të Juventusit (i huazuar te Tiroli), realizoi që në minutën e 11-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa në të 28-të dyfishoi epërsinë Sabitzer.

Por Vrioni nuk u nda me kaq, vetëm tre minuat pas golit të dytë shënoi sërish me Tirolin, atë të rezultatit 3-0 dhe të dytin personal.

Më këtë dygolësh Vrioni shkon në kuotën e 14 finalizimeve dhe pozicionohet i dyti në renditjet e golashënuesve më të mirë të Bundesligës së Austrisë me 3 gola më pak se talenti i Salzburgut, Adeyemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat