Shtatë gola në një sfidë të çmendur mes Manchester Cityt e Real Madridit

Futboll

Shtatë gola në një sfidë të çmendur mes Manchester Cityt e Real Madridit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:30 Përditësuar në ora: 23:17 më 26.04.2022
Shtatë gola në një sfidë të çmendur mes Manchester Cityt e Real Madridit

Benzema: Një humbje nuk është asnjëherë e mirë

Karim Benzema ishte si zakonisht protagonist i mbrëmjes për Real Madrid në Champions League. Manchester City e mposhti me rezultat 4:3 Real Madridin.

“Një humbje nuk është asnjëherë e mirë. Ne kemi shumë ambicie në këtë edicion, por e rëndësishme është që nuk u dorëzuam kurrë. Duhet të shkojmë në “Benabeu” me besim, kemi nevojë për tifozerinë tonë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike siç është fitorja.

Fillimi? Nëse hyn në një ndeshje pa besim ndodh një gjë e tillë. Siti është një ekip i mirë, luajnë në shtëpi dhe shënuan dy gola. Mund të themi se sot mungoi pak nga gjithçka, pak ambicie, pak presion, pak besim. I gjetëm 25 minuta me vonesë.

“Panenka”? Gjithmonë e them në mendjen time që nëse nuk e gjuan penalltinë, nuk e humbet penalltinë. Kam shumë besim te vetja, e bëj një gjë të tillë dhe gjithçka është në rregull”, tha Benzema pas përfundimit të ndeshjes.

Manchester City - Real, ky është lojtar i ndeshjes

Cili është lojtari i ndeshjes në ballafaqimin mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Futbollisti Kevin de Bruyne i Manchester City është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Futbollisti Karim Benzema është prej më të dalluarve, me notë 8.1.

Portieri i Realit është figura më e dobët e ndeshjes, me notë 5.6. Ky ishte ballafaqimi i parë i gjysmëfinales së Champions League.

Manchester City fiton sfidën e çmendur me rezultat 4:3 ndaj Real Madridit

Nga: Kemajl Goca

(E plotësuar) - Manchester City fiton sfidën e çmendur me rezultat 4:3 ndaj Real Madridit.

Një ndeshje që solli emocione të mëdha në mes tifozëve pikërisht në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Trajnerët Pep Guardiola (Manchester City) dhe Carlo Ancelotti (Real Madridi), sonte ishin në drithërima.

Image

Shumë kohë do të kujtohet ballafaqimi i sotëm mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Festival golash në stadiumin “Etihad”. As laiku më i madh nuk e ka pritur një rrebesh gola, gjithsejt shtatë.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, 1:0, 2:0, 2:1, 3:1, 3:2, 4:2 dhe 4:3.

Lojë për mbamendje mes dy ekipeve që kanë futbollistët më të mirë. Një finale para finales, prej ndeshjeve më të mira në këtë edicion deri me tash në Champions League.

Në minutën e 2-të, futbollisti De Bruyne shënon me kokë pas harkimit të Mahrezit.

Pas shtatë minutave (9’), Gabriel Jesus realizon nga afërsia për 2:0. Foden në minutën e 29-të  i shkon shumë pranë golit të tretë, tentativa e talentit anglez, shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

Në minutën e 33-të, Karim Benzema shënon gol të bukur nga rreth 13-14 metra, në këndin e majtë. Në pjesën e dytë lojë me rivalitet e për infarkt.

Në minutën e 48-të, Riyad Mahrez (Manchester City) ka një rast të madh. Ai lëshon një goditje nga brenda zonës, por përpjekja e tij godet shtyllën e majtë. Topi shkon te Foden i cili me portën bosh gjuan në trup Carvajal.

Foden në minutën e 53-të me kokë shënon dhe shton epërsinë në 3:1. Në minutën e 55-të, Vinicius Junior realizon për 3:2.  

Image

Ndeshje e bukur e me gola, në minutën e 74-të Bernardo Silva shkund portën e madrilenëve, 4:2.

Shtatë gola në stadiumin "Etihad"! Çmenduri futbolli! Karim Benzema shënon nga penalltia për rezultatin 4:3 në minutën e 81-të.

Ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu” në Madrid, pritet me ankth nga të dy palët, pasi që ky rezultat i ngushtë qoftë njërës palë apo skuadrës tjetër, nuk i jep siguri.

Manchester City - Real Madrid 4:3

Kartona të verdhë: Fernandinho – Fernandez.
Shënues: De Bruyne (2'), Jesus (11'), Foden (53’), B. Silva (74’) – Benzema (33’ e 81’-nga penalltia), Vinicius Junior (55’).kartona të verdhë: 
Manchester City: Ederson, Stones (Fernandinho 36’), Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus (Sterling 83’).
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba (Fernandez 46’), Mendy; Kroos, Modriç (Ceballos 79’), Valverde; Rodrygo (Camavinga 70’), Vinicius Jr (Asensio 88’), Benzema.

81' Shtatë gola në stadiumin "Etihad"! Çmenduri futbolli! Karim Benzema shënon nga penalltia dhe ngushton rezultatin 4:3.

81' Lojë e bukur mes dy skuadrave më të mira.

76' Një përpjekje e shkëlqyer individuale! Riyad Mahrez (Manchester City) mashtron mbrojtjen në zonë dhe godet përtej shtyllës së majtë.

74' Bernardo Silva shkund portën e madrilenëve, Manchester City - Real Madrid 4:2.

68' Aymeric Laporte (Manchester City) merr një pasim të saktë brenda zonës por përpjekja e tij bllokohet nga portieri Thibaut Courtois. Tifozët po kënaqen me lojë, një finale para finales.

65' Ndeshje e bukur, reali kërkon barazimin.

62' Dramë në Etihad.

58’ Ndeshje për infarkt.

Manchester City - Real Madrid 3:2

Shënues: De Bruyne (2'), Jesus (11'), Foden (53’) – Benzema (33’), Vinicius Junior (55’).
Manchester City: Ederson, Stones (Fernandinho 36’), Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba (Fernandez 46’), Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Vinicius Jr, Benzema.

55' Rrebesh gola. Real ngushton rezultatin në 3:2. Vinicius Junior shënon.

53' Phil Foden thellon epërsinë (3:1) të Manchester Cityt.

48' Riyad Mahrez (Manchester City) ka një rast të madh. Ai lëshon një goditje nga brenda zonës, por përpjekja e tij godet shtyllën e majtë. 

46' Fillon pjesa e dytë.

 Përfundon pjesa e parë. Tre gola në pjesën e parë në stadiumin “Etihad” në Manchester, Manchester City udhëheq me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Manchester City - Real Madrid 2:1

Shënues: De Bruyne (2'), Jesus (11') – Benzema (33’).
Manchester City: Ederson, Stones (Fernandinho 36’), Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Vinicius Jr, Benzema.

43' Gabriel Jesus (Manchester City) tenton të kalojë topin në zonën e penalltisë, por ai është bllokuar. 

38’ Ndeshje e luftuar mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Manchester City - Real Madrid 2:1

Shënues: De Bruyne (2'), Jesus (11') – Benzema (33’).
Manchester City: Ederson, Stones (Fernandinho 36’), Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Vinicius Jr, Benzema.

33' Karim Benzema shënon dhe ngushton rezultatin (2:1).

30' Top i mrekullueshëm nga Karim Benzema. David Alaba (Real Madrid)  godet bukur por me fat të madh vendasit.

29' Reali assesi të gjej veten.

26' Bernardo Silva bën një pasim të bukur te Riyad Mahrez (Manchester City), por nuk mund ta gjen objektivin. Goditja e tij nga brenda zonës shkon shumë larg shtyllës së djathtë.

23' Reali në krizë.

20'  Manchester City avancon me 2:0.

17' Vinicius Junior (Real Madrid) merr një pasim të mirë brenda zonës dhe menjëherë godet topin drejt portës, por bllokohet

14' Reali është në krizë.

11' Gabriel Jesus shton eprësinë (2:0) të Manchester Cityt ndaj Real Madridit. 

Manchester City - Real Madrid 2:0

Shënues: De Bruyne (2'), Jesus (11').

Manchester City: Ederson, Stones, Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Vinicius Jr, Benzema.

9' Manchester City po dominon lojën për momentin.

5' Manchester City shumë i rrezikshëm.

2' Manchester City shpërthen me gol. City avancon me 1:0 me golin e Kevin De Bruyne.

1' Fillon ndeshja.

Në Etihad Stadium zhvillohet sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Manchester City - Real Madrid 2:0

Shënues: De Bruyne (2'), Jesus (11').

Manchester City: Ederson, Stones, Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Jesus.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Rodrygo, Vinicius Jr, Benzema.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat