Barcelona nuk e konsideron De Jong si të pashitshëm

Futboll

Barcelona nuk e konsideron De Jong si të pashitshëm

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:44
Barcelona nuk e konsideron De Jong si të pashitshëm

Barcelona nuk e konsideron De Jong si të pashitshëm!

Frenkie de Jong me shumë gjasa do të largohet nga Barcelona gjatë merkatës së verës, pasi nuk është shumë  preferuar nga tekniku i katalanasve, Xavi Hernandez, me lojtarin holandez që shpesh herë e ka parë veten në stol.

Manchester United është një nga skuadrat që kërkon shërbimet e De Jong, me trajnerin e ri Erik Ten Hag që e njeh mirë lojtarin e katalanasve dhe do të donte ta kishte nën urdhrat e tij sezonin e ri.

Në këto kushte Barça i ka vendosur çmim holandezit, pasi drejtuesit nuk e shikojnë De Jong si të pashitshëm. Sipas “El Chiringuito” raporton se klubi spanjoll i ka vendosur një çmim prej 70 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat