Gati të kthehet në Europë

Futboll

Gati të kthehet në Europë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 22:06
Gati të kthehet në Europë

James Rodríguez do të ta mbyllë përvojën e tij në radhët e Al Rayyan (skuadër në Katar) në javët e ardhshme. Sipas gazetarit të “Win Sports”, Felipe Sierra, mesfushori dhe menaxheri i tij do të kërkojnë një destinacion të ri për sezonin e ardhshëm.

“James Rodríguez (30 vjeç) nuk do të luajë më tek Al Rayyan.

Kolumbiani tashmë ka komunikuar dëshirën e tij për t’u larguar dhe Jorge Mendes po punon për këtë. Dëshira e tij është të kthehet në Evropë, me ulje page,” – ka postuar në llogarinë e tij në Twitter gazetari në fjalë.

James, i cili aktualisht është i dëmtuar, është kërkuar në Turqi javët e kaluara. Shtypi turke e lidhi kolumbianin me dy nga skuadrat më të mëdha: Galatasaray-n dhe Fenerbahcen.

James Rodríguez nënshkroi një kontratë me Al Rayyan deri në qershor 2024, pasi luajti një sezon te Evertoni në Angli.

Synimi i James ishte që të kishte vazhdimësi në Katar dhe më pas të shkonte në një ligë të nivelit më të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat