Tirana negociata me titullarin e skuadrës

Futboll

Tirana negociata me titullarin e skuadrës

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:05
Tirana negociata me titullarin e skuadrës

Pas rinovimit të Erjon Hoxhallarit, Tirana kërkon të rinovojë edhe me tre lojtarët e tjerë.

Dje në “Skënder Halili” ishin menaxherët e Kristian Toshevskit. Ata kanë parë nga afër stërvitjen e Tiranës, ndërsa shpresojnë të rinovojnë me lojtarin e krahut të djathtë.

Kristija Toshevski, Filip Najdovski dhe Ardit Toli janë pa kontratë.

Të tre lojtarëve u mbaron kontrata në maj dhe për këtë qëllim drejtuesit janë duke menduar që të vazhdojnë bashkëpunimin.

Të gjithëve u është ofruar një kontratë e re.

Këto ditë po diskutohet me ta për rinovimet. Maqedonasit dhe Toli erdhën gjatë vitit të titullit dhe ishin vendimtarë për arritjet në Europë.

Tirana është e blinduar për sa u përket kontratave. Të gjithë lojtarëve u mbaron marrëveshja në vitin 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat