Mbrëmë filloi faza e takimeve të para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku Mançester Siti e mposhti me 3:2 Real Madridiin dhe dhuruan spektakël në stadiumin “Etihad”.
Ndërkaq faza e gjysmëfinales së kësaj gare vazhdon edhe sot, ku me fillim nga ora 21:00, stadiumi “Anfild Roud” është nikoqir i përballjes mes Liverpullit dhe Viljarrealit.
Favorit në këtë ndeshje është skuadra e Jurgen Klopit, gjë të cilën e ka pranuar edhe trajneri kundërshtarë Unai Emeri në intervistën për media.
Në anën tjetër, “Nëndetësja e Verdhë” nuk duhet nënvlerësuar, ku në rrugëtimin deri në gjysmëfinale ka eliminuar gjigantët evropianë si Juventusin e Bajern Munihun.