Roma do të sfidojë Leicester City të enjten, në gjysmëfinalen e parë të Conference League.
Objektivi është kualifikimi në finalen e madhe të Tiranës, me Jose Mourinhon që shpreson të fitojë trofe në vitin e parë si trajner i ekipit kryeqytetas.
Ky udhëtim në ishull do i shërbejë Tiago Pintos në lidhje me merkaton, që do të bazohet në Angli si verën e kaluar, kur u siguruan Tammy Abraham, Rui Patricio dhe Maitland-Niles (janar). Drejtori sportiv ka programuar disa takime, sidomos me homologët e Manchester United e Aston Villa.
Tre janë objektivat e Romës: Douglas Luiz, mesfushori brazilian i Aston Villa, dhe Eric Bailly dhe Diogo Dalot, dy mbrojtësit e Manchester United. Pëlqim ka edhe për Nemanja Matic, por probleme mbetet paga e lartë e mesfushorit.
Ndërkohë do të ketë edhe merkato në dalje. Mourinho ka dhënë leje për shitjen e Jordan Veretout, teksa ka oferta nga Premier League për Darboe dhe Diawara, ndërsa Carles Perez pëlqehet nga Bayer Leverkusen.