Në stilin “Panenka” shënoi kundër Edersonit, Benzema përshkruan penalltinë e tij

Futboll

Në stilin “Panenka” shënoi kundër Edersonit, Benzema përshkruan penalltinë e tij

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:31
Karim Benzema

Mbrëmë u zhvillua njëra nga ndeshjet më të zjarrta në histori të Ligës së Kampionëve, ku Manchester City shënoi fitore dramatike me rezultat 4:3 kundër Real Madridit.

Përgjatë 90’ minutave lojë në “Etihad” u shënuan disa gola tejet të bukur, por ai që ka kapur vëmendjen e futbolldashësve ishte penalltia e Karim Benzemas.

Në minutën e 82’ Benzema shënon golin e tretë të Realit në ndeshje, ku nga pika e bardhë e mposht Edersonin në stilin “Panenka”.

E gjithë bota e futbollit ka mbetur e habitur për gjakftohtësinë e yllit francez, ndërsa ky i fundit tani ka thyer heshtjen duke përshkruar gjuajtjen e tij mbrëmë.

“Të gjithë portierët kanë studiuar penalltitë e mija dhe e dija që më duhej ta ndryshoja. Penalltia nga ana ime ishte gjakftohtë”, tha Benzema.

Këtë edicion, Karim Benzema në 41 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin ka arritur të regjistrojë plot 41 gola dhe 13 asistime mbi emrin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat