Mesut Ozil i ka bërë thirrje sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzemas, që t'ia merr Topin e Artë Lionel Messit në vitin 2022, ndërsa ai vazhdon të shijojë sezonin e tij më të mirë deri më tani me gjigantët spanjollë.
Benzema shënoi golin e tij të 40-të dhe të 41-të të sezonit teksa Madridi u mposht 4-3 nga Manchester City në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në “Etihad Stadium” të martën.
Golat e Benzemës ndihmuan të sigurohen që djemtë e Carlo Ancelottit të kenë ende një shans të mirë për të arritur në finale përpara ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabeu”, dhe Ozil mbeti i mahnitur nga performanca e tij.
Benzema ka 14 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe tani është vetëm tre prapa rekordit të të gjitha kohërave të Cristiano Ronaldos prej 17.
Ish-mesfushori i Real Madridit, Ozil beson se Benzema e meriton plotësisht Topin e Artë këtë vit përpara sulmuesit, Lionel Messit.