Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj autosajderit Feronikelit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Klinasit treguan lojë të mirë, sidomos në 45 minutat e parë shënuan tri herë përmes Altin Merlaku në minutën e 5-të, Arbër Shala në atë të 15-tën, Ergyn Ahmeti (45’) e NIkoliq (85’).
Tre pikë domethënëse për klinasit, që shpresojnë t’i ikin pozitës së tetë përkatësisht barazhit.
Dukagjini renditet në vend të shtatë me 39 pikë e Feronikeli në fund me 12 sosh.