Drenica fundos edhe më shumë Ulpianën

Futboll

Drenica fundos edhe më shumë Ulpianën

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:53
Abazi

Drenica e Skenderaj arkëton tre pikë të rëndësishme, në luftë për t’i ikë barazhit.

Drenicasit demoluan me rezultat 3:1 Ulpianën e Lipjanit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ulpiana pothuajse është pajtuar me fatin, që të largohet nga liga.  

Mëziu (23’), Abazi (54’ e 63’) shënuan për Drenicën dhe Ahmeti (88’) për Ulpianën. 

Drenica renditet në vend të gjashtë me 39 pikë e Ulpiana e nënta me 24 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat