Tuchel konfirmon qëndrimin e tij

Futboll

Tuchel konfirmon qëndrimin e tij

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:15
Tuchel konfirmon qëndrimin e tij

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka konfirmuar qëndrimin e tij në Chelsea.

Gjermani duke folur me Adam Newson tregoi planin e tij për të qëndruar në Chelsea sezonin e ardhshëm.

“Nga sezoni i ardhshëm para-sezon do të japim maksimumin dhe unë do të jem plotësisht i përfshirë me gjithë zemrën time dhe njohuritë e mia”, tha ai për Adam Newson.

Tuchel ka kontratë vlefshme me “Blutë” deri më 30 qershor 2024.

Këtë sezon, 48-vjeçari prej 32 ndeshjeve ai ka arritur të fitojë 19 prej tyre, dhe momentalisht ata gjinden në vendin e tretë në tabelën e Premier Ligës me 65 pikë të grumbulluara.

Si trajner i Chelseat, Tuchel ka fituar UEFA Superkupë, është zgjedhur trajneri më i mirë i klubit të botës, dhe ka fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat