Mourinho ka planet e tij

Futboll

Mourinho ka planet e tij

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:16
Mourinho ka planet e tij

Jose Mourinho raportohet se është duke kërkuar transferimin e tre futbollistëve të Manchester Unitedit.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri portugez e dëshiron ribashkimin me Nemanja Maticin, Diogo Dalotin dhe Eric Baillyn.

Mesfushori serb ka konfirmuar se do të largohet si lojtar i lirë nga “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, Dalot ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2023, teksa kontrata e Baillyt skadon më 30 qershor 2024.

Pavarësisht se kanë ende kontrata të vlefshme me Manchester Unitedin, e ardhmja e tyre është e pasigurt te skuadra angleze dhe nuk përjashtohet largimi i tyre.

Matic, Dalot dhe Bailly ishin tre prej futbollistëve që ishin transferuar te Manchester United gjatë kohës sa trajner ishte pikërisht Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat