Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Lucas Hernandezin.
Mbrojtësi i Bayern Munichit thuhet se e dëshiron rikthimin në La Liga dhe se Barça synon ta shfrytëzojë këtë situatë.
Sipas gazetës spanjoll “Sport”, Barcelona e pëlqen mbrojtësin francez sepse ai mund të luajë në pozita të ndryshme.
Përveç pozitave në qendër të mbrojtjes, Hernandez-vjeçarin mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të majtë.
26-vjeçari me Bayernin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Para transferimit në “Allianz Arena”, Lucas Hernandez kishte luajtur në Spanjë, te skuadra e Atletico Madridit.