Dominic Calvert-Lewin raportohet se e dëshiron transferimin te Arsenali në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi anglez ka kontratë të vlefshme me Evertonin deri më 30 qershor 2025, por ai pritet të largohet në verën e këtij viti.
Largimi i tij thuhet se është i pashmangshëm, edhe nëse skuadra nga qyteti i Liverpoolit shpëton rënien nga Premierliga.
Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për të, por sipas “Football Insider”, Calvert-Lewin e preferon kalimin te “Topçinjtë”.
25-vjeçari po kalon një sezon të mirë te Evertoni, ku deri më tani ka shënuar 21 gola dhe pesë asistime në 39 paraqitje.