Sulmuesi nga Kosova gjen sërish rrugën e rrjetës në Champions League

Futboll

Sulmuesi nga Kosova gjen sërish rrugën e rrjetës në Champions League

Më: 27 prill 2022 Në ora: 23:09
Sulmuesi nga Kosova gjen sërish rrugën e rrjetës në Champions League

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Leonard Pllana, ka shënuar tjetër gol në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Pllana ditën e sotme realizoi për skuadrën jugkoreane, Jeonnam Dragons që fitoi 2-0 ndaj United City të Filipineve.

Pllana hyri në lojë në minutën e 51-të, ndërsa realizoi për 1-0 në minutën e 58-të. Ndeshja u luajt në Tajlandë, ku po zhvillohet turneu i grupit G. Jeonam Dragons është i treti në grup me 7 pikë nga 5 ndeshje.

Udhëheq Pathum United i Tajlandës me 11 pikë, ndërsa Melbourne Siti i Australisë është i dyti me 9 pikë. Junajd City është pa pikë. Skuadra e Pllanës është në garë për kualifikim nga vendi i dytë.

Pllana kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë ndaj Junajtid Siti, më 15 prill. 25-vjeçari në janar kaloi në ekipin nga Korea e Jugut pas disa vjetësh karrierë në Suedi. Ai karrierën e ka nisur në Mitrovicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat