Barcelona ka vendosur të rinovojë stadiumin”Camp Nou”

Futboll

Barcelona ka vendosur të rinovojë stadiumin”Camp Nou”

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:04
Barcelona ka vendosur të rinovojë stadiumin”Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se stadiumi ‘Kamp Nou’ do t’i nënshtrohet rinovimeve dhe punimet do të fillojnë qysh nga qershori.

Plani është që skuadra të luajë në ‘Kamp Nou’ gjatë sezonit 2022/2023, kurse në 23/24 të luajë në “Montjuic” për t’u kthyer më pas në ‘Kamp Nou’ të ri gjatë 24/25.

“Rinovimet do të fillojnë në ‘Kamp Nou’, këtë qershor, pas përfundimit të sezonit sportive. Klubi do të punojë në fushën tekonologjike, ambientin e stadiumit dhe në pjesën jashtë stadiumit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Barceloës.

Tempulli i ‘Blaugranave’ do të rinovohet për t’u kthyer në një prej stadiumeve më moderne në Evropë. Barca ka publikuar edhe një projekt se si pritet të duket pjesa pas ndryshimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat