Të premten me fillim nga ora 20:30 dhe 21:45 zhvillohen ndeshjet ndërmjet Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, me dy grupmoshat U13 dhe U15.
E veçanta e këtyre ndeshjeve është se do te zhvillohen nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin e Ramiz Sadikut.
Rrallë herë kemi parë në vendin tonë grupmoshat e reja të luajnë gjatë natës dhe me reflektorë.
Kjo do të jetë një përvojë mjaft e mirë për futbollistët e rinj të të dy skuadrave nga kryeqyteti.
“Ejani edhe ju dhe kënaquni me futbollin në mes dy super ekipeve në mrëmjen e së premtës”, thuhet në njoftimin e KF Ramiz Sadikut.