Bologna ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 ndaj Interit në “Dall’Ara” dhe t’i japë një asist për titullin Milanit, ndërsa mëngjesin e sotëm futbollistët kuqeblu kanë zgjedhur një ambient të veçantë për të festuar.
Të gjithë bashkë, kanë marrë autobusin e klubi dhe kanë udhëtuar drejt spitalit “Sant’Orsola” ku ndodhet i shtruar trajneri i skuadrës, Sinisa Mihajlovic, i cili po kurohet nga një sëmundje e rëndë.
Në pamundësi për t’u ngjitur në dhomën e trajnerit serb, futbollistët janë mbledhur poshtë dritares, teksa vetë Mihajlovic ka dalë aty për të komunikuar për disa minuta me ta.
“Herën e kaluar keni ardhur këtu për të larë ndërgjegjen, ndërsa këtë herë e meritoni plotësisht. Më keni rinuar me 10 vite dhe ju falënderoj të gjithëve”, deklaroi Sinisha.
Hera tjetër kur futbollistët e Bolognës kanë vizituar Mihajloviq në spital, ka qenë në 2019-ën, pas një ndeshjeje me Brescian, kohë kur emilianët ishin në pozita të vështira dhe rrezikonin mbijetesën.