Camp Nou është një nga stadiumet më spektakolare në Europë, por është gjithashtu edhe impianti me kapacitetin më të madh në botë teksa në shtëpinë e katalanasve mund të akomodohen plot 99.354 tifozë.
Por, e mira nuk ka fund dhe katalanasit kanë vendosur të rinovojnë në disa sektorë Camp Nou-n, me stadiumin që duhet të mbyllë dyert në sezonin 2023-204 ndërsa skuadra e Barcelonës do të zhvendoset për t’i luajtur ndeshjet në stadiumin Olimpik të Montjuic, i cili ka një kapacitet prej 55.926 vendesh.
Në fakt, rinovimi i stadiumit nis prej verës së këtij viti mirëpo nuk do të shqetësojnë skuadrën dhe tifozët, ndërsa në vitin 2023, punimet do të nisin me themel.
Ndërkohë, përgjatë sezonit 2024-2025 do të ketë punime në ambientin përreth stadiumit ndërsa në Camp Nou do të ketë të disponueshëm vetëm 50% të kapacitetit të tij për tifozët. Për të kaluar më pas në sezonin 2025-2026 me “look-un” e ri dhe me kapacitet të plotë për tifozerinë blaugrana të Barcelonës.