Nga mediat italiane për portierin Radu

Futboll

Nga mediat italiane për portierin Radu

Më: 28 prill 2022 Në ora: 14:59
Nga mediat italiane për portierin Radu

Interi rrezikon shumë humbjen e titullit kampion pas disfatës me përmbysje në stadiumin “Renato Dall’Ara” nga Bolonja me rezultatin 2-1.

Skuadra zikaltër e nisi vrullshëm me Ivan Perisiç, i cili realizoi pas vetëm 3 minutave lojë.

Më pas ishin Arnautoviç dhe Sansone që përmbysi gjithçka falë gafës amatoreske të portierit Ionut Radu, i cili u aktivizua si titullar pas dëmtimit që kishte pësuar kapiteni Samir Handanoviç.

Mediat italiane janë me “dorë të hekurt” për portierin Radu, i cili me gafën e pafalshme mund t’i kushtojë Interit titullin kampion.

JA NOTAT E MEDIAVE ITALIANE PËR PORTIERIN, IONUT RADU –

“Gazzetta dello Sport” – Nota; 3: “Një makth për karrierën e tij. Do të jetë e vështirë për të gjithë për të rikuperuar.”

“TuttoSport” – Nota; 3: “Në kohë të tjera, gafa e tij do të ishte me siglën ‘Kurrë mos thuaj gol’. Por për fat të keq për Interin nuk ka asgjë për të qeshur.”

“Corriere della Sera” – Nota; 4 – “Kjo ishte përgjigja më e mirë për disa që pyesnin veten se përse nuk luante asnjëherë ky portier.”

“Corriere dello Sport” – Nota; 3 – “E djallos shumë keq kur i jep mundësinë Sansones të shënojë golin e fitores për emilianët pas një gabimi në zonë.

“TuttoMercatoWeb” – Nota; 3 – “Dhe të mendosh se performanca kishte qenë e vëmendshme për 82 minuta… dhe më pas gabimi fatal që i dhuron fitores Bolonjës dhe rrezikon rëndë titullin kampion për Interin. Me këtë humbje Interi nuk është më padrone e fatit të saj".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat