Erik ten Hag e do Dybala-n

Futboll

Erik ten Hag e do Dybala-n

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:05
Dybala

Manchester United, është një tjetër klub i madh i Premier League-s që është i interesuar për yllin e Juventusit, Paulo Dybala-n.

Trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’, Erik ten Hag tashmë është duke menduar për përforcimet e mundshme të kësaj verë.

Sipas medieve italiane, Dybala është në listën e tekniku holandez.

Sulmuesi argjentinas duke se është i vendosur që në fund të këtij sezoni, të mbyll aventurën me Juventusin.

Interi, Arsenali, Tottenhami, Manchester City janë klubet që po bëjnë garë për Dybala-n. Kësaj garë siç raportohet, tashmë i ka hyrë edhe Manchester United.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ është duke u përgatitur të nis negociatat me agjentin e argjentinasit, i cili pas nëntë sezonesh, pritet t’i thotë lamtumirë ‘Zonjës së Vjetër’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat