Tre klube pas Enis Bardhit, Arsenali në pozitë më të mirë

Futboll

Tre klube pas Enis Bardhit, Arsenali në pozitë më të mirë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:07
Tre klube pas Enis Bardhit, Arsenali në pozitë më të mirë

Enis Bardhi firmosi kontratën e re me skuadrën e Levantes në vitin 2018, kështu që pas një aventure të gjatë, mund të largohet nga skuadra spanjolle.

Një nga skuadrat e interesuara është edhe Arsenali, i cili dëshiron ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, sepse ka gjasa reale për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Për Bardhin kanë shprehur interesim edhe nga Italia. Mes tyre është skuadra e Fiorentinës, e cila ka filluar të pyes për kartonin e reprezentuesit të Maqedonisë, pasi që ka bërë një sezon zhgënjyes në Serie A.

Një tjetër gjigant që është i interesuar për Bardin është edhe Borusia Dortmundi, i cili këtë vit përfundoi pas Bajern Munihut dhe vitin e ardhshëm do të tentojë t’i jep fund dominimit të klubit bavarez dhe për këtë arsye është në kërkim të lojtarëve të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat