Lajmi i vdekjes së tij pushtoi rrjetin, reagon vetë Raiola: Hera e dytë në 4 muaj që më vrasin!
Lajmi për vdekjen e Mino Raiolës u bë viral në rrjetet sociale brenda pak minutash, por për të shuar cdo dyshim ka menduar vetë agjenti me një postim në Tweeter.
“Situata momentale me shëndetin për ata që pyesin:
I inatosur sepse për herë të dytë në 4 muaj u përpoqën të më vrasin.
Duket se jam në gjendje për t’u ringjallur.”, ka shkruar Raiol.