Gjysmëfinalet e para të Champions League kanë dhuruar gola, spektakël dhe shumë emocione. Veçanërisht sfida e luajtur në Etihad Stadium mees Manchester City-t dhe Real Madrid.
Përballja mes anglezëve dhe spanjollëve, e fituar me rezultatin 4-3 nga skuadra e Pep Guardiola-s, ka qenë një reklamë e vërtetë për sportin më popullor në botë.
Në gjysmëfinalen tjetër, atë të luajtur në Anfield mes Liverpool-it dhe Villarreal-it, skuadra e Jurgen Klopp ka bërë detyrën duke marrë një fitore 2-0, por gjithçka mbetet hapur për ndeshjen e kthimit.
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të dy gjysmëfinaleve të para. Një formacion që dominohet nga Liverpool-i me plot 7 lojtarë.
Është pak një surprizë prania e Alisson, i cili nuk ka bërë pothuajse asgjë kundër Villarreal-it:
Formacioni i mw tw mirwve tw gjysmwfinalave tw Champions League: Alisson (Liverpool), Alexander-Arnold (Liverpool), Konate (Liverpool), Van Dijk (Liverpool), Robertson (Liverpool), Mané (Liverpool), De Bruyne (Manchester City), Thiago Alcantara (Liverpool), Bernardo Silva (Manchester City), Foden (Manchester City), Benzema (Real Madrid).