Shehi: Nesër në fushë për pikët që na duhen, Tirana nuk ka presion

Futboll

Shehi: Nesër në fushë për pikët që na duhen, Tirana nuk ka presion

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:44
Shehi: Nesër në fushë për pikët që na duhen, Tirana nuk ka presion

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në transfertë ndaj Laçit. Bardhebluve iu mjafton vetëm një pikë për t’u shpallur matematikisht kampionë të Abissnet Superiore dhe tekniku Shehi e thekson se në fushë do të futen vetëm për të marrë pikët e nevojshme, ndërsa shtoi se te kryeqytetasit nuk ka presion.

“Është një kundërshtar i fortë, vendi i dytë në kampionat.

Duhet ta vlerësojmë këtë moment, skuadra është stërvitur mirë pas një ndeshje jo pozitive me Kastriotin. Java nuk ka qenë e plotë nga e diela në të premte, kemi qenë më shumë me përgatitje në aspektin psikologjik. Në çdo periudhë të kampionatit ka një ngjeshje të kalendarit, e kemi kaluar edhe me pandeminë.

Nuk është shumë problem se çdo skuadër ka organikën për të bërë rotacion, ne fokusohemi te ndeshja e nesërme para ndeshjes së mesjavës së ardhshme. Gjithnjë kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të jemi dominant, futemi në fushë për të marrë pikët që na duhen.

Nuk kemi pasur asnjëherë presion, edhe atë që kemi pasur kemi ditur ta menaxhojmë. Një autogol në sezonin e kaluar na nxori jashtë Europë me Laçin, por është diçka tjetër në këtë sezon. Ne shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të kaluar ndeshjen ndaj Kastriotit”, u shpreh Shehi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat