Pas humbjes së djeshme ndaj Bolonjës ka folur dhe drejtori ekzekutiv i Interit, Bepe Marota. Italiani ka theksuar pakënaqësitë për humbjen e djeshme si dhe ka theksuar se zikaltërit ende nuk janë dorëzuar në luftën për titull.
I pyetur nga gazetarët Marota ka folur dhe për të ardhmen e Inzagit në skuadër si dhe ka komentuar largimet e Lukakut dhe Hakimit nga Interi gjatë verës së shkuar.
“Me Bolonjën kemi humbur vetëm një betejë por lufta për titullin është ende e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë.
Interi do të luftoi ndeshje pas ndeshje.
Inzagi është një trajner i madh, e ardhmja jonë është me të.
Në vitet në vijim me eksperiencën do të arrijë nivelin e Ançelotit, Kontes apo Alegrit.
Lukaku dhe Hakimi e kërkuan vetë largimin nga skuadra, më thanë se donin një eksperiencë të re.”, u shpreh Marota.