Fëmijët e Akademisë së KF Bashkimi nga Kumanova pajisen me fanella

Futboll

Fëmijët e Akademisë së KF Bashkimi nga Kumanova pajisen me fanella

Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:26
Fëmijët e Akademisë së KF Bashkimi nga Kumanova pajisen me fanella

Para pak ditësh fëmijët e Akademisë së KF Bashkimi nga Kumanova janë pajisur me dresa të rinj.

Këta dresa do të jenë një motiv i madh për të gjithë fëmijët që në të ardhmen të arrijnë suksese në garat që i presin, shkruan Open-TV.

Pas arritjes së uniformave të reja, katër gjeneratat: 2010, 2011, 2012 dhe 2013 së bashku me trajnerët Erkan Osmani dhe Sazan Latifi kanë bërë një foto shumë të bukur.

“Fëmijët e Akademisë KF Bashkimi sot u pajisën me fanella të reja.

Fëmijëve ju urojmë shëndet e suksese në të gjitha garat”, ka deklaruar trajneri, prof. Sazan Latifi. Në këtë fotografi janë mbi 70 nxënës që janë pajisur me dresa të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat