Milani është i gatshëm ta shesë Rafael Leaon nëse merr ndonjë ofertë serioze gjatë verës që vjen.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.
Sulmuesi portugez po shfaq formë të jashtëzakonshme dhe është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.
“Rossoneri” janë të vetëdijshëm për këtë dhe ia kanë vënë çmimin sulmuesit.
Gjithnjë sipas mediumit italian, Kuqezinjtë i kërkojnë 70 milionë euro për futbollistin, i cili ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2024.
Leao po e kërkon një rrogë të re prej 4,5 milionë eurosh në vit, ndërsa Milani nuk pajtohet me këtë kërkesë.
Nëse nuk vazhdohet kontrata, klubi italian është i gatshëm ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të verës nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme për të.