Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.04.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 24-t të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore mori këto:
Vendime: 1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 24–t të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë me përjashtim të ndeshjes së Grupit B, Vushtrria – Arbëria e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Arbëria“.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:
Ndaj: KF ”Vushtrria”. Motivi: Aktivizon në lojë lojtarin me nr.16 Etrit Halimi, edhe pse i njëjti nuk ishte fare i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria.
Ndaj: Delegatit të ndeshjes Vushtrria – Arbëria, Amir Lamaxhema. MOTIVI: Nuk e paralajmëron përfaqësuesin zyrtar të KF”Vushtrria” dhe lejon aktivizimin në lojë të lojtarit i cili nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria.
Ndaj: Lojtarit të KF ”Vushtrria” me nr fanelle 16 Etrit Halimi dhe nr ID.000890M94. Motivi: Ishte aktivizuar në lojë edhe pse i njëjti nuk ishte fare i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vushtrria-Arbëria.
Ndaj: ndihmëstrajnerit të FC ”Besa” Fetim Kasapi, nr ID000346M83.MOTIVI: Në minutën e 90+, kërcënon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Besa-Rahoveci, njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar.