Ademi u prit nga kryetari i Mitrovicës

Futboll

Ademi u prit nga kryetari i Mitrovicës

Më: 28 prill 2022 Në ora: 16:40
Ademi u prit nga kryetari i Mitrovicës

Ademi u prit nga kryetari i Mitrovicës!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi është pritur sot nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e informoi të parin e Mitrovicës për zhvillimet dhe projektet në futbollin kosovar, derisa u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe investimeve të përbashkëta, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe talentet e futbollit të këtij qyteti.

Ademi dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u dakorduan që në ditët e ardhshme të nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit do të realizohet financimi i dy projekteve të fushave të futbollit. Njëra fushë do të ndërtohet nevojat e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, derisa fusha tjetër për nevojat e të rinjve të qytetit të minatorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat