Llapi i Podujevës nuk bën shaka më askënd, sot ngadhënjen në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë, me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva është në zonën e kuqe përkatësisht në pozitën e tetë me 37 pikë, pozitë që shpie direkt në zonën e barazhit.
Arbnor Ramadani shënon me të majtën e tij nga rreth 20 metra në minutën e 57-të dhe Adem Maliqi në atë të 90+6.
Llapi zë vendin e katërt me 53 pikë, ndërsa Malisheva është i teti me 37 sosh.