Kreu Ekzekutiv i Federatës ë Futbollit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në krye me presidentin Agim Ademi, mbledhje kjo në të cilën u morën disa vendime të rëndësishme.
Në këtë mbledhje KE ka treguar përkrahje të plotë drejt futbollit të femrave, ku edhe mori vendim për themelimin e Ligës U13 në këtë kategori, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, u caktua edhe data e zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, e cila tani do të zhvillohet më 26 maj, kurse para kësaj finale do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës te femrat.
Po ashtu, u vendos edhe për datat e zhvillimit të ndeshjeve të barazhit në futbollin kosovar, ku më 28 maj do të zhvillohet ndeshja e barazhit në Superligë, kurse më 21 maj do të zhvillohet ndeshja e barazhit për Ligën e Parë.