Adrien Rabio ka ndryshuar ritëm nën drejtimin e Masimiliano Alegrit, sidomos në këtë fazë të dytë të luajtur në mënyrë fantastike, gjë e cila ka rikthyer interesin e madh të klubeve angleze ndaj francezit.
Pas Çelsit dhe Njukasëllit, në garë për 27-vjeçarin është futur bindshëm edhe Arsenali.
Trajneri Mikel Arteta e pëlqen shumë Rabionë, për të cilin Juventusi nuk është se do të këmbëngulë që ta mbajë, nëse vjen oferta e duhur, e thënë ndryshe një shifër prej 20 milionë eurosh.
Për sa i përket Arsenalit, kjo nuk është hera e parë që ata interesohen për mesfushorin francez, madje“Topçinjtë” ishin skuadra me të cilën Juventusi fitoi balotazhin në verën e vitit 2019.