Ndonëse te Juventusi politika e re e klubit pas rikthimit të Maks Alegrit është rifreskimi maksimal i grupit të lojtarëve, në mënyrë për të ndërtuar një skuadër të re dhe të talentuar për një cikël 5-vjeçar, trajneri i bardhezinjve kërkon që këtë rregull ta “shkelë” për Angel di Marian.
Anësori ofensiv argjentinas është një dëshirë e vjetër e 54-vjeçarit dhe fakti që argjentinasi do të lërë PSG-në me parametër zero, ka bërë që Allegri t’i kërkojë një sakrificë financiare drejtuesve për t’ia sjellë me çdo kusht Di Marian në Torino.
Dhe kërkesa është dëgjuar nga Kerubini e Arrivabene, të cilët dje i kanë bërë ofertën e parë zyrtare Angelit: 10 milionë euro në total për dy vite.
Tani pritet vetëm përgjigjja e 34-vjeçarit.