Sot ka ndodhur edhe një rast i rëndë në ndeshjen e futbollit në Kosovës, në përballjen Ballkani - Drita.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i Dritës, Valon Murseli.
“Sot isha i pranishëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë për të parë nga afër ndeshjen e javës së 31-të, FC Ballkani - FC Drita.
Në stadium pranë meje një qytetar pësoi atak kardiak dhe fal intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të të dyja klubeve, FC Drita dhe FC Ballkani ai i shpëtoi më të keqes.
Bravo e madhe stafit mjekësor për intervenimin e menjëhershëm dhe profesional, falë të cilit u shpëtua një jetë.
Lus Zotin që ai të jetë mirë me shëndet dhe të kthehet te familja.
Futbolli është familje e madhe!”, ka shkruar Murseli në profilin e tij në facebook.