FFK shqipton gjoba për Taulant Dajakun e Valon Zymberin, kundërshtarët e Ademit në zgjedhjet për president

Futboll

FFK shqipton gjoba për Taulant Dajakun e Valon Zymberin, kundërshtarët e Ademit në zgjedhjet për president

Më: 28 prill 2022 Në ora: 21:27
Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me presidentin Agim Ademi përgjatë tërë ditës së sotme ka marrë disa vendime tejet të rëndësishme për futbollin kosovar, ndërsa tani përmes Komisionit Disiplinor ka vendosur që të gjobisë drejtorin sportiv të KF Drenicës, Taulant Dajakun dhe drejtorin sportiv të klubit Drita, Valon Zymberi.

Drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku dhe ai i Dritës, Valon Zymberi dënohen me nga gjashtë muaj mos kryerje të detyrës në klubet e tyre përkatëse, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, të dy drejtorëve sportivë në fjalë iu është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh, e cila është e obligueshme të paguhet në afatin prej tetë ditëve.

Më poshtë mund të gjeni gjobat e FFK-së në drejtim të Dajakut dhe Zymberit.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat