Ja rezultati i pjesës së parë mes United e Chelseat

Futboll

Ja rezultati i pjesës së parë mes United e Chelseat

Më: 28 prill 2022 Në ora: 21:40
Ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit anglez mes Manchester United dhe kampionit aktual evropian Chelsea.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, United dhe Chelsea hynë drejt zhveshtoreve me barazim pa gola, respektivisht 0:0.

Përgjatë gjithë pjesës së parë skuadra e Thomas Tuchel ishte superiore, ku kishte posedimin e topit 65% në favor të saj, dhe tentoi plot 11 herë të gjejë golin, pesë prej të cilave ishin drejt kuadratit të portës së United.

Pavarësisht kësaj, De Gea mbeti i pamposhtur njëjtë sikurse kolegu i tij Edouard Mendy, i cili nuk kishte shumë punë gjatë kësaj pjese të parë.

Rezultati i pjesës i parë është 0:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat