Fitorja në sekondën e fundit në “Olimpico” ndaj Lacios me përmbysje me rezultatin 1-2, u dha tifozëve kuqezinj kulmin e entuziazmit të sezonit.
Ditët e fundit janë shitur 75 mijë bileta për ndeshjen e parafundit të sezonit në shtëpi.
Ndaj Atalantës, në ndeshjen e fundit të kampionatit në shtëpi, klubi i Milanit do të arrijë një milion shikues gjatë sezonit.
Por ajo që bën të diskutohet tani është shitja e biletave për sektorin e dedikuar të skuadrës mike, të cilat mund t’i blejë kushdo dhe jo të rezervuara ekskluzivisht për tifozët e Fiorentinës.
Sektori i miqve, do të jetë i zënë kryesisht nga tifozët e Milanit.
Fiorentina nuk ndan të njëjtin mendim me klubin kuqezi, ku ka dërguar një e-mail jo vetëm Ligës së Serisë A, por edhe Prokurorisë së Firences dhe Milanos.