Eintrachti i Frankfurtit vazhdon të impresionojë Europën me performancat e tij në fushën e gjelbër dhe me “lumin” e tifozëve që po “përmbyt” stadiumet e kundërshtarëve.
Skuadra gjermane triumfoi 1-2 në sfidën e parë gjysmëfinale të Europa League-s dhe trajneri Oliver Glasner s’ka si të mos jetë i gëzuar për këtë rezultat:
“Jam shumë i impresionuar nga djemtë, nga mënyra si luajtën, si kaluan në epërsi që në minutën e parë.
Është mbresëlënës besimi që ata treguan. West Hami na kërcënoi në vazhdimësi, por ne ia dolëm mirë, duke u mbrojtur nga goditjet e tyre. Nuk është hera e parë që Knauff shënon në shtyllën e dytë.”
Tashmë Eintrachti ka një epërsi të dukshme, në rezultat dhe sa i përket faktorit fushë për të shkuar në finale.
“Të udhëheqësh pas ndeshjes së parë është gjithmonë e rëndësishme, edhe pse ne ishim pak me fat.
Djemtë bënë shumë mirë, ata u pozicionuan mirë kundër mbrojtjes së tyre fizike dhe Borre lëvizi mirë midis linjave, kështu që ne iu shmangëm mbulimit të tyre duke shënuar.”.